Nuk është asnjë person i lënduar në si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në një depo në Miradi të Fushë Kosovës.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.
Ajo ka shtuar se ka dëme materiale, dhe se policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ekipi i Klan Kosovës është duke qëndruar në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se depo në fjalë është private, dhe brenda kishte material shkollor.