Asnjë person me COVID-19 nuk ka vdekur në 24 orët e fundit në vend.
Në ndërkohë janë konfirmuar edhe dy raste të reja pozitive me COVID-19 nga 1.944 testime të kryera.
Sot janë shëruar tre qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534.
Në total numri i rasteve aktive në vend është 98, shkruan Klankosova.tv.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës. Deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.