Edhe sot sikur edhe ditëve të tjera, numri i rasteve të prekura me Covid-19, ka qenë solid, krahasur me disa muaj më herët, trasnmeton Kosova Post.
Kështu, sot në Kosovë, gjithnjë sipas raportit zyrtarë bëhet e ditur gjatë 24 orëve janë regjistruar vetëm 15 raste me koronavirus.
Ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.
Raporti i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës.
Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.713 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174.
Në total numri i rasteve aktive është 186.