Presidenti Bashar al Assad i cili, përkundër zhvillimeve të përgjakshme në vitet e fundit në Siri, ende ndodhet në krye të shtetit, pritet ta fitojë edhe një mandat të katërt në zgjedhjet e radhës, shkruan Kosova Post.
Al Jazeera shkruan se:
“Presidenti Bashar al-Assad ndihet i sigurt për të fituar edhe një mandat të katërt, shtatë vjeçar, kundër dy rivalëve, në kuadër të një procesi të votimit, i cili është cilësuar si mashtrim nga opozita dhe vendet perëndimore.”
Assad, në disa deklarata për media, nuk e ka ndier veten përgjegjës për luftërat dhe përplasjet shkatërrimtare brenda Sirisë, ndërsa në këto zgjedhje “të improvizuara”, ai pritet të shpallet përsëri president i vendit./KosovaPost/