Aston Villa është finalistja e parë e Kupës së Ligës në Angli. Skuadra nga Birninghemi mposhti 2-1 në gjysmëfinalen e kthimit Leicester City falë një goli në fund të egjiptianit Trezeguet dhe arriti të siguronte biletën e finales në Carabao Cup.
Atëherë kur ndeshje po i drejtohej shtesave Trezeguet shënoi golin e kualifikimit për Aston Villën që u rikthye në finalen e Kupës së Ligës aty ku mungonte që nga viti 2009.
Në fund tifozët pushtuan fushën për të festuar me idhujt e tyre kualifikimin për herë të 9-të të Aston Villas në finalen e Kupës së Ligës, aty ku me siguri skuadra e trajnerit Dean Smith do të përballet me Manchester City-n /Top Channel/