Ateron avioni që bëri fluturimin më të gjatë në botë

Ateron avioni që bëri fluturimin më të gjatë në botë

Avioni që realizoi fluturimin më të gjatë në botë, ateroi në Nju Jork.

Ai u nis nga Singapori dhe ateroi mëngjesin e sotëm, në orën 5:29, sipas kohës lokale.

Fluturimi i kompanisë Singapore Airlines u realizua pa ndërprerje për 17 orë e 52 minuta dhe mbuloi mbi 15,000 kilometra distancë.

Në bordin e aeroplanit kanë qenë 150 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit.

Singapore Airlines e rinisi shërbimin pesë vjet pasi e pezulloi, pasi ishte bërë shumë i shtrenjtë.

Kompania Qatar Airways ka një shërbim prej 17 orësh e gjysëm midis Dohas dhe Auklandit në Zelandën e Re.

You may also like

Haradinaj: Ideja e ndarjes është financuar nga Serbia

Ideja e ndryshimit të kufijve në mes Kosovës