Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përmes një njoftimi ka treguar se si mund të bëhet plotësimi i formularit për lëvizje të lirë nga operatorët ekonomikë
ATK ka bërë të ditur se të gjithë operatorët ekonomikë të cilët kanë të regjistruar këtë veprimtari, duhet të ndjekin procedurat për plotësimin e formularit.
“Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve, njofton të gjithë operatorët ekonomikë, të cilët kanë të regjistruar për veprimtari, njërin nga kodet NACE, të listuara në Urdhëresën:
01-05 të datës 23.03.2020, të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë (MEPTINIS), se tashmë Administrata Tatimore e Kosovës është duke iu përcjellë me anë të e-mailit, një formë (vërtetim për lëvizje të lirë), për punonjësit të cilët do të punojnë gjatë orareve kur ka kufizim të lëvizjeve”.
Kliko Per te Shkarkuar Formularin..
Formulari “Vërtetim për lëvizje te lirë” duhet të plotësohet me të dhënat e kërkuara për firmën/subjektin dhe për secilin punonjës, për të cilët kërkohet lëvizje e lirë, përgjatë orareve me kufizim në situatën e emergjencës për shëndetin publik.
Për me tepër ATK ka publikuar në ueb-sajtin zyrtar listën e tatimpagueseve, të cilët janë pjesë e kësaj urdhërese.