Atletico Madrid, kampionia në fuqi e Spanjës, ka arritur të marrë 3 pikë mjaft të vështira në javën e katërt të kampionatit, teksa ka triumfuar me rezultatin 1-2 në fushën e Espanyol.
Vendasit e mbyllën pjesën e parë me një gol të shënuar në minutën e 40 me anë të De Tomas, por skuadra e Simeones arriti të reagojë në fundin e takimit.
Carrasco barazoi shifrat në minutën e 79 dhe atëherë kur të gjithë menduan se ndeshja u mbyll vjen edhe goli i fitores për kampionët me anë të Lemar në minutën e 100.
Me këtë fitore, pas 4 javëve të para, Atletico shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e parë në renditje.