Atmosferë demokratike para zgjedhjeve në Turqi

Atmosferë demokratike para zgjedhjeve në Turqi

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi, përmes të cilave do të zbatohet sistemi i ri presidencial, në sheshet e vendit mbizotëron atmosferë demokratike, pasi fushata zgjedhore zhvillohet në harmoni.

Fushata është përshpejtuar me afrimin e kohës së zgjedhjeve, ndërkohë që kanditatët presidencialë dhe partitë politike janë duke i vazhduar mitingjet e tyre, në të cilët shpalosin premtimet para qytetarëve.

Fushata përfshin autobusë dhe automjete që shëtisin nga lagjja në lagje, ndërsa shpërndahen broshura në stendat e vendosura në vendet më të frekuentuara.

Meqë fushata zgjedhore përkon me muajin e Ramazanit, partitë gjejnë mundësinë për t’u takuar me qytetarët edhe në programet e ndryshme të iftarëve që organizojnë.

Rrjetet sociale

Një tjetër hapësirë përmes ku demokracia erdhi në shprehje janë edhe rrjetet sociale. Në vazhdën e fushatës, partitë politike dhe kandidatët i kanë dhënë rëndësi këtyre platformave.

Kandidatët po përdorin këtë hapësirë për të njoftuar qytetarët me premtimet që bëjnë pjesë në programet e tyre dhe për të transmetuar drejtpërdrejt mitingjet.

Festivale demokratike në sheshe

Në vendet më të frekuentuara, siç janë hapësirat pranë qendrave tregtare, fushata zhvillohet duke ngritur stenda, ku kandidatët për deputetë dhe partitë përmes broshurave të shpërndara njoftojnë qytetarët me programin e tyre.

Një fakt që ka fituar vlerësim të madh të qytetarëve është se parti të ndryshme politike zhvillojnë aktivitetet në mënyrë demokratike pranë njëra-tjetrës.

Turqi, atmosferë demokratike para zgjedhjeve

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi, përmes të cilave do të zbatohet sistemi i ri presidencial, në sheshet e vendit mbizotëron atmosferë demokratike, pasi fushata zgjedhore zhvillohet në harmoni. Fushata është përshpejtuar me afrimin e kohës së zgjedhjeve, ndërkohë që kanditatët presidencialë dhe partitë politike janë duke i vazhduar mitingjet e tyre, në të cilët shpalosin premtimet para qytetarëve. Fushata përfshin autobusë dhe automjete që shëtisin nga lagjja në lagje, ndërsa shpërndahen broshura në stendat e vendosura në vendet më të frekuentuara. ( Özge Elif Kızıl .Shembulli më i mirë i kësaj dukurie reflekton në Ankara. Në “Sheshin e Vullnetit Kombëtar të 15 Korrikut – Kızılay”, simbolin e demokracisë pas tentativës për grusht shteti, të gjitha partitë kanë vendosur stenda dhe tenda pranë njëra-tjetrës dhe vazhdojnë fushatën në mënyrë harmonike duke mundësuar një festival demokratik.

Fushata në shesh ka vazhduar pa regjistruar madje as incidentin më të vogël.

Në prill të këtij viti, parlamenti miratoi një projekt-ligj për shkuarje në zgjedhje të parakohshme më 24 qershor, duke synuar forcimin e sistemit presidencial të Turqisë të miratuar me referendum vitin e kaluar.

Më 16 prill të vitit 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

Sipas ndryshimeve të reja kushtetuese, zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare mbahen në të njëjtën datë në çdo pesë vite.

Gjithsej 59.391.328 votues të regjistruar do të kenë të drejtën e votës, prej të cilëve 56.342.263 gjenden brenda Turqisë dhe 3.049.065 jashtë saj, shkruan aa. Votimi jashtë vendit zhvillohet në 123 përfaqësi në 60 shtete./Kosova Post.

You may also like

Tahiri kërkon hetimin e kërcënuesve të prokurorit të dorëhequr

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në llogarinë e