Audi pritet ta ndërrojë logon, ja si do të duket (Foto)

Audi pritet ta ndërrojë logon, ja si do të duket (Foto)

Me ndryshimin e emrit, katër rrathët e “Auto Union” mbetën dhe një gjë e tillë pritët të ndryshojë së shpejti.

Pasi kompania e Audisë ka hyrë në hapësira të reja teknologjike, sikur veturat autonome dhe ato elektrike, një logo e re do ta ndihmonte shumë që kompania të njihej në treg më mirë.

Kompania ka dy dizajne të logove të cilat mund të jenë si të mundshme për t`u zgjedhur.

E para është më e thjeshtë, vetëm i fshin lidhjet e brendshme të logos aktuale, duke krijuar një unazë të gjatë dhe me gunga.

E dyta është afërsisht sikur e para, duke ruajtur lidhjen qendrore për të krijuar atë që duket si mitozë e dyfishtë.

Njëra nga këto dy logo pritet që të përdoret në nën-brendet e reja të Audisë.