Kryeministri i shtetit Victoria, Daniel Andreës, njoftoi se bllokimi në Melbourne do të zgjatet deri të enjten e javës së ardhshme, më 19 gusht, shkruan AA.
Australia ka zgjatur kufizimet ekzistuese të bllokimit kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) për një javë të tjera, me qëllim për të parandaluar transmetimin e llojit ‘Delta’ të virusit, shkruan AA.
Kufizimet ekzistuese të bllokimit në Melbourne u zgjatën për të gjashtën herë pasi u regjistrua rritje e rasteve të reja me COVID-19 në qytetin e dytë më të madh të Australisë.
Vendimi vjen pasi shteti Victoria regjistroi 20 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Kryeministri i shtetit Victoria, Daniel Andrews, njoftoi se bllokimi do të zgjatet deri të enjten, 19 gusht.
Autoritetet australiane theksojnë se të paktën 70 për qind e popullsisë duhet të vaksinohet kundër koronavirusit që bllokimet të mos jenë të nevojshme. Deri më tani, vetëm 24 për qind e të rriturve australianë janë vaksinuar plotësisht.
Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, Australia ka regjistruar 32.277 raste të virusit dhe 945 vdekje.
Thuhet se çelësi i suksesit të Australisë në kontrollin ndaj pandemisë COVID-19 janë kufizimet e jashtëzakonshme që qeveria e vendit vendos për qytetarët e saj që udhëtojnë jashtë vendit.
Shumica e australianëve duhet të kërkojnë leje të veçantë nga ndalimi i udhëtimit ndërkombëtar për t’u larguar nga vendi. Mijëra kanë humbur dasmat, funeralet dhe mundësitë për të takuar të afërmit që kur ndalimi i kritikuar gjerësisht filloi të zbatohet në mars të vitit të kaluar.