Dy avion luftarak rus Su-30, ndoqën dy bombardues strategjikë amerikanë B-1B që fluturonin mbi kufirin rus mbi Detin e Zi, prandaj edhe pilotët amerikanë ndryshuan drejtim, njoftoi Qendra Kombëtare e Mbrojtjes e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, transmeton Kosova Post.
Siç specifikohet në deklaratë, më 19 tetor, radarët rusë zbuluan objektiva që i afroheshin kufijve të Rusisë mbi Detin e Zi.
“Bëhet fjalë për identifikimin e objektivave ajrorë, ndërsa për të parandaluar shkeljen e kufirit shtetëror të Rusisë, në ajër ngritën dy avion luftarak Su-30 të forcave të Flotës së Detit të Zi u ngritën” “Ekuipazhet e avionëve rusë identifikuan shënjestrat ajrore si dy bombardues supersonik strategjik të Forcave Ajrore Amerikane B-1B, të shoqëruar nga dy avionë cisternë KC-135, e të cilët i ‘ndjekën’ dhe i larguan avionët amerikanë nga hapësira ajrore e Detit të Zi.
“Pasi avionët ushtarakë u larguan nga vija ajrore kufitare e Federatës Ruse,avionët luftarak rus u kthyen në bazën e tyre. Shkeljet e kufirit shtetëror të Federatës Ruse nuk u lejuan,” përfundon deklarata, shkruan sputnik.
Qendra theksoi se fluturimi i avionëve rusë u krye në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore.sh.o./Kosova Post/