Ministria turke e Mbrojtjes ndau fotografitë e shkrepura nga ajri për fluturimin përshëndetës që ekipet akrobatike “SOLOTÜRK” dhe “Türk Yıldızları” të Forcave Ajrore të Turqisë zhvilluan mbi Ngushticën e Stambollit, transmeton Kosova Post.
Ministria turke e Mbrojtjes ndau fotografitë e shkrepura nga ajri për fluturimin përshëndetës që ekipet akrobatike “SOLOTÜRK” dhe “Türk Yıldızları” të Forcave Ajrore të Turqisë zhvilluan në qiellin mbi Ngushticën e Stambollit përpara Festivalit të Hapësirës dhe teknologjisë (TEKNOFEST) 2021, shkruan AA.
Në një deklaratë nga llogaria e saj në Twitter, ministria turke njoftoi se avionët e Forcave Ajrore të Turqisë dhe avionët e Forcave Ajrore të Azerbajxhanit me rastin e TEKNOFEST zhvilluan fluturimin përshëndetës në peizazhin unik në Ngushticën e Stambollit në Bosfor. Më tej thuhet se fluturimet demonstrative dhe aktivitetet do të vazhdojnë gjatë TEKNOFEST-it nga ekipet akrobatike “SOLOTÜRK” dhe “Türk Yıldızları”.
Në postim u paraqitën fotografi të shkrepura nga ajri gjatë fluturimit përshëndetës që ekipet akrobatike “SOLOTÜRK” dhe “Türk Yıldızları” zhvilluan në qiellin mbi Ngushticën e Stambollit përpara TEKNOFEST 2021. Në fotografi vërehet se “SOLOTÜRK” dhe “Türk Yıldızları” shoqërohen nga avionët MIG-29 të Forcave Ajrore të Azerbajxhanit.