Avionët luftarakë të Izraelit kryen në orët e para të mëngjesit kanë kryer sulme intensive ndaj qendrave të sigurisë dhe stacioneve policore që i përkasin forcave të rezistencës palestineze në Gaza, raporton Kosova Post.
Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së, mësohet se avionët luftarakë izraelitë me dhjetëra bomba që lëshuan brenda disa minutave vendosën në objektivin e tyre shumë pika në pjesën jugore, veriore dhe qendrore të Gazës.
Teksa në njërën anë theksohet se këtë mëngjes është kryer sulmi më i dhunshëm i këtyre ditëve të fundit, në anën tjetër nuk janë konfirmuar ende informacione lidhur me pasojat.
Por në një deklaratë nga Ministria e Brendshme, siç shkruan AA, njoftohet se sulmet intensive të Izraelit kanë vendosur në objektiv të gjitha qendrat e sigurisë dhe stacionet policore në qytet.