Ka kohë që në qiellin e Ballkanit nuk kanë fluturuar kaq shumë forca ajrore, por sot këtë qiell e pushtuan avionët luftarak të shtatë vendeve në ditën e fundit të stërvitjes së quajtur ‘Iniohos 21’ ku nikoçir ishte Greqia, transmeton Kosova Post.
Qiellin e Ballkanit përveç aviacionit nikoqir, e vërshuan edhe avionët ushtarak të SHBA-së, Emirateve të Bashkuara, Izraeli, Franca, Spanja e Qipro.
në stërvitjen nga 12 deri më 22 Prill në Greqi morën pjesë edhe avionë nga Izraeli, Franca, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Spanja dhe Qipro.
“Aviacioni i shtatë vendeve aplikoi betejat ajrore, duke fituar epërsi në hapësirën ajrore, duke shkatërruar sistemin e mbrojtjes ajrore në territorin e armikut, operacionet luftarake të kërkimit dhe shpëtimit, sulmimin e objektivave sipërfaqësorë, mbështetjen e marinës dhe zbulimin”, thuhet në njoftimin e Rrjetit të Sigurisë së Ballkanit.
Ndryshe, kjo vlerësohet stërvitja më e madhe e aviacionit në Ballkan dhe ndër më të mëdhatë në Evropë. Që nga viti 2015, kjo stërvitje ushtarake greke ka një karakter ndërkombëtar, mbahet një herë në vit dhe simbolizon përpjekjet e Athinës për të forcuar lidhjet me aleatët e NATO-s dhe Lindjen e Mesme.
Në stërvitje ushtarake ajrore morën pjesë avionët: F-15, F-16, hov, mirazh 2000, F-18, F-4, dronë, cisterna ajrore, helikopterë AW139, AH-64, CH-47 dhe avionë të tjerë./Kosova Post/
Awesome meetings (2): A french Rafale from @Armee_de_lair approaches for landing as 4 F-18 Hornets from @EjercitoAire fly past and get in the circle too. A tight flight schedule and efficient procedures in #Iniochos2021. More pictures from #Iniochos21 in https://t.co/UftUU3pqk2 pic.twitter.com/3hOalzCLJY
— e-Αmyna (@e_amyna) April 21, 2021