Drejtoria e aeroportit bëri të ditur se në avion nuk kishte mjete të rrezikshme, pasi policia kreu ekzaminimet.
Një avion i pasagjerëve i cili fluturoi nga Krakovi i Polonisë për në Britani, ateroi në Pragë, kryeqytetin e Çekisë, për shkak të rrezikut për bombë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas “The Guardian”, aeroplani EasyJet Airlines, i cili fluturoi nga Polonia, u ridrejtua për në Pragë për shkak të dyshimit se është vendosur bombë.
Zyrtarët e aeroportit të Pragës theksuan se avioni me numrin 6276 bëri ulje të sigurt në aeroport mbrëmë në orën 22:50 sipas kohës lokale.
Drejtoria e aeroportit bëri të ditur se në avion nuk kishte mjete të rrezikshme, pasi policia kreu ekzaminimet.