“Ky është avioni i popullit të Libisë. Avioni presidencial A340 mbahej me forcë në Francë që prej vitit 2014 me arsye teknike dhe financiare”, deklaroi kryeministri libian, Dbeibeh.
Tripoli/ Kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh njoftoi se në vend ka mbërritur avioni presidencial Airbus A340 i cili mbahej prej 7 vitesh në Francë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dbeibeh ka pritur ardhjen e avionit në aeroportin Mitiga në kryeqytetin Tripoli. Ai tha se rikthimi i avionit në vend nënkupton rikthimin e stabilitetit, sigurisë, pasurisë dhe sovranitetit të Libisë. “Ky është avioni i popullit të Libisë. Avioni presidencial A340 mbahej me forcë në Francë që prej vitit 2014 me arsye teknike dhe financiare”, deklaroi Dbeibeh.
“Për shkak të rëndësisë së avionit ne përmbushëm procedurat e nevojshme financiare për rikthimin e tij. Ky avion krahas vlerave historike është shumë i rëndësishëm edhe për sovranitetin e Libisë”, theksoi Dbeibeh duke shtuar se si do të përdoret avioni do të vendosë populli i Libisë.
Ai tha se jashtë vendit ndodhen 12 avionë që i përkasin Libisë dhe se këta avionë që përdoren jashtë vendit do të kthehen në vend.
Kryeministri libian vuri në dukje se do të kthehen edhe dy avionë luftarakë që ndodhen jashtë vendit, duke mos dhënë informacione se në cilin vend mbahen këta avionë luftarakë.
Avioni presidencial Airbus A340 i dërguar në Francë, përdorej nga ish-presidenti libian Muammat Gaddafi. Avioni në fjalë ishte dërguar në Francë për riparim dhe mirëmbajtje në vitin 2014.