Ish-përfaqësuesi i SHBA- për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është pezmatuar pas vendimit të Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili parasheh, që brenda pak ditësh, aleanca më e madhe ushtarake në botë të dërgojë edhe 700 trupa shtesë të KFOR-it në Kosovë, transmeton Kosova Post.
Grenel, i cili shquhet për agjetacionin e tij në shërbim të Serbisë, përkatësisht anti-Kosovë, paralajmërimin e Stoltenbergut për shtim të trupave të NATO-s në Kosovë e ka kundruar si tjetër “shembull kaosi”, pasi kjo ishte rrjedhojë e politikës së Bidenit për Ballkanin që e linte BE-në të ishte në krye të negociatave Kosovë-Serbi.
Sipas tij, strategjia e Trumpit për negociata ku fokusohej në “rritje të ekonomisë dhe refuzim të politikës kishte punuar.”
Team Biden inherited a peaceful Balkans with growing normalization – they then changed the Trump policy to remove US leadership and let the Europeans lead talks.
The Biden team mocked Trump’s team for leading the negotiations.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 1, 2023