Avokatja, Nora Huseinoviq, ka thënë se nuk ka asgjë të keqe nga deklarimi i kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), i cili ditë më parë kishte bërë thirrje që të hapen shkollat.
Huseinoviq, ka thënë se arsimimi është interes i përgjithshëm i Kosovës, për këtë arsye sipas saj ka reaguar edhe BIK-u.
“BIK ka të drejtë të jap opininon për arsimimin e nxënësve të Kosovës, sepse arsimimi në këtë shtet është në mënyrë të pakontestueshme është interes i përgjithshëm”, ka thënë ajo.
Huseinoviq, ka theksuar se BIK-u, konsiderohet sikurse një organizatë joqeveritare, dhe përveç në çështjet arsimore kanë të drejtë të japin mendim për çdo çështje që konsiderohet e rëndësishme për shoqërinë.
“Naim Tërnava, si udhëheqës i BIK-ut, që konsiderohet si OJQ. Ata kanë të drejtë të japin opinion për çështjet e përgjithshme të rëndësishme”, ka thënë ajo në dukagjini.
Ajo ka theksuar se është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës, e drejta për arsimim për nxënësit, por sipas saj po ashtu, edhe e drejta e mësimdhënësve për grevë.
Husenioviq, është shprehur se në mes të këtyre të drejtave ajo e zgjedh të drejtën e nxënësve dhe se shkollat sipas saj duhet të hapen.