Azemi: Dren Kukaj me grupin e larguar të Vetëvendosjes po tentojnë të kapin NPB-n (Dokument+Video)

Azemi: Dren Kukaj me grupin e larguar të Vetëvendosjes po tentojnë të kapin NPB-n (Dokument+Video)

Egzon Azemi, Aksionar në Ndërmarrjen Publike Banesore sot ka dorëzuar një kërkesë në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik përkatësisht në njësinë për monitorimin dhe politikat e ndërmarrjeve publike komunale, raporton Kosova Post.

Kjo kërkesë është dorëzuar për Interpretim ligjor lidhur me nxjerrjen e dy vendimeve nga Komisioni Komunal për shkarkimin e dy aksionarëve,  njëri i zgjedhur nga Kuvendi Komunal dhe tjetri i përcaktuar nga Shpend Ahmeti.

Lidhur me kërkesën e dorëzuar Egzon Azemi tha se Ndërmarrja Publike banesore komunale(NPB)  po tentohet të ozurpohet nga Dren Kukaj dhe grupi i larguar nga Vetëvendosja.

“Qëllimi i kësaj kërkese është që të interpretohen vendimet që ata i kanë marrë pasi kanë marrë vendime të paligjshme të cilët për qëllim kanë kapjen e ndërmarrjes dhe jo stabilitetin e ndërmarrjes publike, sepse ndërmarrja publike banesore është një ndërmarrje shumë e suksesshme e vetmja ndërmarrje e cila ka rigjeneruar fitim në komunën e Prishtinës ndërsa tash po tentohet të kapet nga Dren Kukaj dhe nga i gjithë grupi që para pak kohë kanë dalë nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Azemi.

Për me tepër ai ka sqaruar se vendimet të cilat i ka marrë komisioni komunal janë të paligjshme.

“Përbrenda Ministrisë së zhvillimit ekonomik është e ndarë njesia për monitorimin dhe politikat e ndërmarrjes publike në nivel gjithë Kosovës, ku përfshihen ndërmarrjet publike komunale. Ky organ e ka për obligim t’i interpretojë vendimet të cilat ata i kanë marrë , sepse ata as nuk e kanë njoftuar bordin, as nuk e kan shkarkuar atë zyrtarisht, as nuk kanë pasur pika të rendit të ditës në mbledhjet të cilat i kanë thirrur, as nuk i kanë thirrur mbledhjet me afat kohor dhe shkeljet e tilla janë të papranueshme”, tha Azemi duke shtuar se shpreson se ky organ do të marr vendimin e duhur dhe do t’i shpallë të paligjshme këto vendime, raporton Kosova Post./Albana Hajdari//Eren Beksaç/.

You may also like

Yjet e futbollit që shkatërruan jetën e tyre pasi përfunduan karrierën

Numërohen të paktën 13 futbollistë, jeta e të