Pas që është deportuar azilkërkuesi afgan nga Gjermania javën e kaluar ai ka kryer vetëvrasje në Afganistan, por Ministri i Brendshëm Seehofer u thirr për të dhënë dorëheqjen në Gjermani, përcjell KosovaPost.

Seehofer dje mori pjesë në një takim dhe  tha se 69 azilkërkues u dërguan në Afganistan.

“Pikërisht 69 njerëz u kthyen në Afganistan në ditëlindjen time të 69-të.

Kjo shprehje mbi përdorimin e numrave “shkaktoi” kritika në vend.

Deputeti i Partisë së Majtë Jan Korte tha se Seehofer ishte kryesisht përgjegjës për vdekjen e azil kërkuesit, duke thënë, “Është koha që Seehofer të largohet.”

Kurse nga Partia e Gjelbër, kryetari i Grupit Parlamentar, Anton Hofreiter u shpreh: “Seehofer nuk mundi të përfundoj misionin e tij pa skanadale, dhe nuk është i përshtatshëm për këtë detyrë”./KosovaPost/.

You may also like

Shpend Ahmeti në dasmën e Elitës e Gjikos, ja çfarë ka postuar (Foto)

Dasma e madhe e moderatorës Elita Rudi dhe