Babai i këngëtares shqiptare, Rita Ora, Besnik Sahatçiu – Ora, ka takuar së fundmi Ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton KosovaPost.
Ky i fundit i dorëzoi Lartëmadhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II kredencialet si Ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ora ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga takimi me ambasadorin e ri të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.