Të reshurat e shiut kanë mbledhur shumë mbeturina në sipërfaqen e Liqenin e Badovcit.
Vizitorët e liqenit kanë dërguar pamje në adresë të Klankosova.tv, ku mbeturinat shihen duke “lundruar” në sipërfaqe të ujit dhe po ashtu në breg të liqenit.
Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, për Klankosova.tv kanë thënë se këto mbeturina u hodhën nga qytetarët dhe kur ka shumë reshje ato dalin në sipërfaqe, por që pas ndërprerjes së të reshurave, ekipet dalin në teren dhe i pastrojnë ato.
Megjithatë, ata konfirmuan se uji që vjen nga Badovci është në gjendje të mirë dhe mund të konsumohet pa dilemë nga ana e qytetarëve që furnizohen nga ky burim.