Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, ka reaguar pas një incidenti që ka ndodhur sot gjatë tubimit të tij në lagjen Bair të Mitrovicës, përcjell KosovaPost.
Ai thotë se se duhet ta dijë i madh e i vogël se kjo kohë ka shkuar.
Postimi i Agim Bahtirit:
Ndjej keqardhje për përkrahësit tonë, që sonte u sulmuan nga gangsterët e PDK-së në lagjen Bair, gjatë tubimit që po mbanim aty. Duhet ta dijë i madh e i vogël se kjo kohë ka shkuar.
Kurrë më nuk do të përsëritet, as edhe në sulmet si ky i sontmi. Po ndihem keq që po i jepni këtë fytyrë qytetit tonë të qetë, por ju veç po e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë.
Jo PDK, kështu nuk bëhet debati e as fushata! Unë do t’i dalë zot Mitrovicës si 8 vitet e fundit! AB