Bahtiri shpërthen kundër takimit Thaçi- Vuçiq: Kthehu në Kosovë falë amanetit të deshmorëve

Bahtiri shpërthen kundër takimit Thaçi- Vuçiq: Kthehu në Kosovë falë amanetit të deshmorëve

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një deklaratë  për media ka theksuar se takimet e Thaçit me Vuçiqin nuk mund të prodhojnë asnjë rezultat dhe e ka këshilluar Presidentin të kthehet në Kosovë, e t’i kthehet parimeve.

“Ai mundet me shku kah të dojë, me lobu kah të dojë. Por, është Parlamenti i Kosovës ai që vulos. Unë po i them atij prej këtu: Kthehu në Kosovë, ktheju popullit tënd, ktheju parimeve dhe ktheju gjakut që u derdh. Ti e ke udhëheqë, ktheju amanetit të tyre. Populli nuk ka vdekë as për Agim Bahtirin as për Hashim Thaçin e as për parti politike. Ka vdekur për këtë vend dhe ky vend duhet të mbrohet me çdo kusht, me çdo mjet dhe ajo do të ndodh. Unë po ju garantoj që ka me ndodh, pavarësisht, ata, çfarëdo vendimi që të sjellin, ato për popullin janë përralla”, ka thënë Bahtiri për Pista.News