Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin e ka shtruar një pyetje në drejtim të opozitës.
Në fakt, ai është tallur me shumë gjasë me statusin e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së, në lidhje me blerjen e raketave anti-tank “Javelin”, i cili e akuzoi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, për vonesë në porositjen e tyre.
“A na kallxon opozita edhe çfarë armatimi tjetër kanë me na e pru se krejt ata i paskan ble?” – shkroi Bajqinovci.