Mytaher Haskuka është duke e synuar edhe një mandat të dytë, për ta qeverisur Prizrenin. Ai po përgatitet që ditën e diel, të korrë fitore, ndërsa po e zgjeron listën e bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve, transmeton Kosova Post.
Haskuka përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se së fundi ka marr përkrahje edhe nga Balli Kombëtar.
“Balli Kombëtar iu bashkua fitores sonë për të #bashkëqeverisur për Prizrenin! Faleminderit për mbështetjen z.Bedri Çejku”, ka shkruar Haskuka.
Postimi i plotë:
Balli Kombëtar iu bashkua fitores sonë për të #bashkëqeverisur për Prizrenin!
Faleminderit për mbështetjen z.Bedri Çejku.
Mytaher Haskuka