Tifo grupi i Shkëndijës “Ballistët” festojnë kuqezi këtë fundjavë. Përkrahësit e Shkëndijës kanë festën e 30 vjetorit të themelimit dhe janë organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Festa e tyre sot ishte në stadium, por edhe kryesorja në qytetin e Tetovës. Pamjet mahnitëse që vijnë nga Tetova, tregojnë se atmosfera e krijuar nga “Ballistët” është shumë e zjarrtë.