Përkundër golit të pësuar, skuadra e Ballkanit nuk u dorëzua.
Albion Rrahmani shënoi golin e barazimit në minutën e 23-të.
Me rezultat 1-1 përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.
Në pjesën e dytë Ballkani arriti të shënoj përsëri duke e përmbysur rezultatin.
Ishte Meriton Korenica i cili me një goditje të fuqishme nga distanca, shënoi një supergol në minutën e 67-të.
Rastet për gol nuk munguan në minutat në vazhdim, ku skuadra e Shkupit arriti ta barazonte rezultatin por që u anulua nga gjyqtarët.
Ndeshja ishte e vlefshme për faz e ‘play-off’it për Ligën e Konferencës.
Me këtë rezultat Ballkani do ta ketë më të lehtë në ndeshjen e kthimit e cila luhet javën tjetër në Prishtinë.