Ballkani e ka dyfishuar avantazhin kundër Klaksvik në 2-0.
Është Meriton Korenica (41), realizon një supergol për të ngritur epërsinë e kampionëve të Kosovës në 2-0.
Ballkani dhe skuadra nga Ishujt Faroe, po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.
Për Ballkanin kjo është një nga sfidat më të rëndësishme në histori të klubit të tyre, duke marrë parasysh se janë vetëm një rreth larg “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.