“Ballkani i hapur” është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Takimi i radhës i kësaj nisme do të mbahet ditën e nesërme (4 Nëntor). Ndërkohë Kosova ka refuzuar të jetë pjesë e kësaj nisme.
Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini shprehet se idetë e kësaj nisme nuk janë të qarta.
Po ashtu ai shprehet se në lidhje me këtë nismë ku tre vendet e rajonit nuk janë pjesë, ka pasur një mungesë koordinimi.
Shqiprim Arifi: ‘Open Balkan’ është emri I dytë I këtij koncepti filozofik-politik për rajoin. Fakti që është shndërruar nga Mini-shengen në Open Balkan, idetë nuk kanë qenë të qarta që në fillim. E qartë nuk ka qenë as pjesëmarrja që në fillim për arsye se koordinimi nuk ka shkuar përmes tryezës së Kosovës që të integrohet në një formë shumë të fuqishme.
Sipas tij kjo nismë ka karakter tregtar ekonomik dhe jo politik, duke qenë se Shqipëria ndodhet në një krizë energjetike.
Shqiprim Arifi: Për momentin Kosova nuk është as prezente dhe kjo është një fatkeqësi për shqiptarët. Dhe e treta është një ndërmarrje e cila ka karakterin tregtar ekonomik sesa atë politik, për arsye se ne e dimë që Shqipëria tani është në një krizë energjetike. Në kuadër të kësaj ne kemi Shqipërinë që është e përfshirë në projekte të BE. Shqipëria bëhet një distributor i energjisë në formë të gazit jo vetëm për Evropën por edhe për Kroacinë dhe Kosovën.
Ai shton se ‘Ballkan i Hapur’ është një domosdoshmëri për Kryeministrin Edi Rama, dhe për Shqipërinë.
Shqiprim Arifi: Në kuadër të kësaj ‘Open Balkan’ është një domosdoshmëri për Ramën dhe për Shqipërinë, që të shkojë në bashkëpunim të thellë me rajonin për arsye se interesat ekonomike janë mbi ato politike, në këtë kontekst shohim dhe përjashtimin apo mos integrimin e Kosovës në këtë “Open Balkan”.