Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka dal hapur kundrejt idesë për ‘Ballkanin e Hapur’, duke ofruar edhe shembuj konkret se kjo ide do të sjell pasoja ‘fatale’, shkruan Kosova Post.
Abazi, ndërkaq ka ofruar argument për ‘rrezikun’ që mund të vie me ‘Ballkanin e Hapur’, duke kujtuar kështu Marrëveshjen për Tregti të Lirë ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, e cila kësaj të fundit i’u ‘ shpërblye’ me pushtim.
Prandaj, Abazi, u bënë thirrje mbështetësve të ‘Baballkanit të Hapur’ që ta kenë parasysh shembullin e Rusisë dhe Ukrainës, para se të këmbëngulin të na tregojnë se tregtia e lirë, edhe pa vlera të përbashkëta, sjell zhvillimin, rrit sigurinë dhe paqen në rajon.
Postimi i plotë:
Më 18 tetor 2011 Ukraina nënshkroi me Rusinë Marrëveshjen për Zonën e Tregtisë së Lirë. Ky ishte kulminimi i marrëveshjeve të njëpasnjëshme të nënshkruara mes Rusisë dhe Ukrainës prej vitit 1991, duke formuar një zonë të përbashkët ekonomike mes Rusisë, Ukrainës dhe disa ish republikave sovietike.
– Më 20 shtator 2012 marrëveshja për zonën e tregtisë së lirë hyri në fuqi.
– Më 20 shkurt 2014 ushtria ruse nën urdhërat e Putinit sulmoi Ukrainën dhe pushtoi Krimenë.
*** Një prej shembujve që duhet të kenë parasysh mbështetësit e Ballkanit të Hapur, të cilët këmbëngulin të na tregojnë se tregtia e lirë, edhe pa vlera të përbashkëta, sjell zhvillimin, rrit sigurinë dhe paqen në rajon. Shikoni Ukrainën…