Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se për të pasur “Ballkan të Hapur”, Serbia është ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës.
Tutje ka shtuar kryeministri Kurti se gatishmëria për bashkëpunim rajonal shprehet me mbështetjen për Procesin e Berlinit si dhe angazhimin për tregun e përbashkët rajonal.
“Ballkani nuk përbëhet vetëm nga 6 shtete në përgjithësi. Ballkani Perëndimor ende i paintegruar në BE përbehet nga 6 shtete me ç’rast këto s’mund të trajtohen bashkë. Ka shtete në Ballkanin Perëndimor që janë në anën e Ukrainës, dhe kemi shtete si puna e fqinjit tonë verior që është në anën e federatës ruse dhe presidentit despotik të saj. Për të pasur Ballkan të Hapur, është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës”, tha Kurti.
“E mbështesim qëndrimin amerikan se s’mund të ketë Ballkan të Hapur të themeluar si iniciativë përderisa s’janë 6 shtete, tha Kurti.