Numërimi i votave në shtetin e Georgias ku do të përcaktohet balanca e pushtetit në Senat është duke përfunduar.
Sipas rezultateve paraprake demokrati Raphael Warnock ka arritur në fitojë në balotazhin me kandidatin republikan.
Warnock është pastor dhe një aktivist i të drejtave të njeriut, ndjekës i Martin Luter King.
Zgjedhjet e balotazhit që u zhvilluan në Georgia do të përcaktojnë se cila parti politike kontrollon Senatin e Shteteve të Bashkuara dhe do të diktojë administratën e ardhshme te Joe Biden.
Ndërkohë, edhe për zgjedhjet në Georgia, Donald Trump reagoi në Twitter duke hedhur dyshime për manipulime.e.news