Sulmuesi i Adana Demirspor, Mario Balotelli është ftuar në kombëtaren italiane pas 4 vitesh, transmeton KosovaPost.
Trajneri i Kombëtares italiane të futbollit, Roberto Mancini ftoi sërish në kombëtare lojtarin italian Mario Balotelli, i cili luan për Adana Demirspor.
Në deklaratën me shkrim të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), gjithsej 35 lojtarë, 7 prej të cilëve për herë të parë, janë ftuar në kampin përgatitor të kombëtares italiane, të njohur si “Blutë Qielli”. do të mbahet në Coverciano në datat 26-28 janar.
Me vendim të trajnerit Mancini , Mario Balotelli, i cili luante për Adana Demirspor, u ftua në kampin përgatitor të Kombëtares italiane pas 3.5 vitesh.
Lojtari 31-vjeçar ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 21 ndeshje zyrtare për Adana Demirspor këtë sezon.
Balotelli e ka veshur për herë të fundit fanellën bojëqielli më 7 shtator 2018, kur Italia barazoi 1-1 me Poloninë.
Kombëtarja e Italisë do të garojë në raundin e Play-Ofit të Kualifikimeve Evropiane në rrugën C ku ndodhen Maqedonia e Veriut, Portugalia dhe Turqia në mars për të shkuar në Kupën e Botës 2022 që do të mbahet në Katar.
Klubi Adana Demirspor tha në një deklaratë në rrjetet sociale, ” Futbollisti ynë yll Mario Balotelli është thirrur në Kombëtaren e Italisë pas një pauze 3.5-vjeçare. I urojmë lojtarit tonë suksese në ekipin kombëtar “./KosovaPost/