Banka Botërore: Vajzat që nuk po arsimohen humbasin 30 miliardë dollarë çdo vit në ekonominë globale

Banka Botërore: Vajzat që nuk po arsimohen humbasin 30 miliardë dollarë çdo vit në ekonominë globale

Banka Botërore tha se ekonomia globale humbi 30 miliardë dollarë çdo vit në kontekst të faktit se më shumë se 130 milionë vajza në mbarë botën nuk shkojnë në shkolla, përcjell KosovaPost.

Sipas raportit të Bankës Botërore, “Nëse çdo vajzë në botë ishte arsimuar për 12 vjet, të ardhurat e përgjithshme të grave do të siguronin një shtesë prej 15 deri 30 miliardë dollarë për ekonominë botërore çdo vit”.

Sipas të dhënave të vitit 2016 të Bankës Botërore, rreth 132 milionë vajza në të gjithë botën, të moshës nga 6 deri në 17 vjeç, nuk mund të shkojnë në shkollë. 9 nga çdo 10 vajza (89.3 për qind) janë shkolla fillore dhe 3 nga çdo 4 vajza (77.1 për qind) janë të diplomuar në shkollën e mesme. Në vendet me të ardhura të ulëta, vetëm 65 përqind e vajzave janë të diplomuar në shkollën fillore dhe vetëm 34.4 përqind janë të diplomuar në shkollën e mesme.

Vajzat e reja të diplomuara nga arsimi fillor fitojnë 14-19% më shumë se ato që nuk janë të arsimuara. Ato që janë me arsim të mesëm (12 vjet të arsimit sipas Bankës Botërore) mund të marrin një pagë gati dy herë dhe të diplomuarat e arsimit të lartë 3 herë më të larta./KosovaPost/.