Rindërtimi i Gazës pas luftës së fundit shkatërruese midis Izraelit dhe Hamasit do të kushtojë deri në 485 milionë dollarë, tha Banka Botërore.
Sipas raportit, do të duhen deri në 380 milionë dollarë për të riparuar vetëm dëmin fizik, me më shumë që kërkohet për nevoja të tjera të rimëkëmbjes. Izraeli kreu valë të sulmeve ajrore gjatë konfliktit 11-ditorësh në maj. Më shumë se 260 njerëz u vranë, shumica dërrmuese e tyre palestinezë.
Banka Botërore tha se lufta shkaktoi deri në 190 milion dollarë humbje ekonomike, në një territor ku papunësia tashmë kalonte rreth 50%. Ata thonë se mbi 4,000 shtëpi u shkatërruan ose u dëmtuan pjesërisht.
“Ky është edhe një episod tjetër për të ardhur keq në të cilin populli palestinez në Gaza e pa vetën në mes të konfliktit dhe shkatërrimit,” tha Kanthan Shankar, drejtori i Bankës Botërore për Bregun Perëndimor dhe Gaza.abcnews