Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania e mundur u nda në zona të pushtimit sovjetik, amerikan, britanik dhe francez, transmeton Kosova Post.
Qyteti i Berlinit, megjithëse teknikisht pjesë e zonës sovjetike, u nda gjithashtu, me sovjetikët që morën pjesën lindore të qytetit.
Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, ushtarët gjermanolindorë, ‘marioneta’ të BRSS, fillojnë të vendosin tela me gjemba dhe tulla si një pengesë midis Berlinit Lindor të kontrolluar nga sovjetikët dhe pjesës demokratike perëndimore të qytetit. Shumë banorë të Berlinit atë mëngjes të parë e gjetën veten të shkëputur papritur nga miqtë ose anëtarët e familjes në gjysmën tjetër të qytetin.
Deri në vitin 1961, rreth 1000 gjermano-lindorë – duke përfshirë shumë punëtorë të kualifikuar, profesionistë dhe intelektualë – po largoheshin çdo ditë, transmeton Kosova Post. Kurse prej viti 1961 deri në vitin 1989, gjithsej 5000 gjermanolindorë u arratisën; shumë të tjerë u përpoqën dhe dështuan. Më në fund, në kah mbarimi i viteve 1980, Gjermania Lindore, e nxitur edhe nga rënia e Bashkimit Sovjetik, filloi të zbatonte një sërë reformash liberale.
Më 9 nëntor 1989, masa të gjermanëve lindorë dhe perëndimorë u mblodhën rreth ‘ Perdesë së Hekurt, pra Murit të Berlinit, dhe filluan ta shembin atë.
Muliri Belrinir, ky simbol i represionit të Luftës së Ftohtë u shkatërrua, Gjermania Lindore dhe Perëndimore u bënë përsëri një komb, duke nënshkruar një traktat formal bashkimi më 3 tetor 1990. Më në fund, në fund të viteve 1980, Gjermania Lindore, e nxitur nga rënia e Bashkimit Sovjetik, filloi të zbatonte një sërë reformash liberale.
Përgatiti Tia Zhugolli, Kosova Post.