Tash e sa kohë gjendja e fshtatit Hade nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të mbetët e njëjtë dhe për zgjidhjen e këtij problemi me propozimin e Avokatit të Popullit, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione është duke mbajtur mbledhjen në lidhje me vendimin e qeverisë  për themelimin e grupit teknik me qëllim të propozimit të zhvillimit të Minierës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës, raporton Kosova Post.

Gjatë diskutimeve në komision është potencuar problemi i banorëve të fshatit Hade , derisa është vlerësuar se atyre po u shkelen të drejtat.

Ndërsa, përfaqësuesit e banorëve e të Hades, para komisionit kanë shpalosur brengat e gjithë banorëve derisa theksuan ata se asnjë vendim nuk është zbatuar dhe askush nuk pyetet edhe pse banorët  janë të parët që prekin thëngjillin.

“Shumë shkelje janë bërë  ndaj banorëve të fshatit Hade, asgjë nuk është zbatuar kanë mbetur vetëm në letra, nuk e di a jemi pengesë apo jemi pjesë e procesit të minierës. Jemi te parët që prekim nga thëngjilli dhe nuk na pyet askush, marrin vendime në vete”,tha Ragip Grajçevci, përfaqësues i banorëve të fshatit Hade, raporton Kosova Post.

Për më tepër , Grajçevci ka shprehur mllefin ndaj deklaratave joi reale nga përfaqësues të Qeverisë, gjoja se për banorët e Hades është bërë zgjidhja, kurse në fakt asnjë lëvizje nuk ka në këtë drejtim.

Ai në emër të bashkëfshatarëve të tij kërkon kryeministrit që të ndalojë manipulimet dhe të merr një vendim.

“Zgjidhja për Hade nuk është bërë dalin në media dhe manipulojnë duke thënën u bë zgjedhje. Prej 10 prillit ka pasur me përfunduar, 250 shtëpi mbesin qe 14 vjet në kolaps, premtimet që janë dhenë nga qeveria, KEK-u nga ministria nuk janë përfunduar. Nuk është kryer as marrëveshja  e bërë me Shipitullën,  vendimet e qeverisë janë shkel por edhe të drejtat e banorëve. Ne kërkojmë që të nxirret një vendim njëherë e përgjithmonë, e jo të mbajë takime veç për formalitet. Kemi një kërkesë për kryeministrin, të ndalë manipulimet dhe të merr një vendim përfundimtar”, tha Grajçevci, raporton Kosova Post.

“Prej 10 prillit ka pasur me përfunduar, 250 shtëpi mbesin qe 14 vjet në kolaps, premtimet që janë dhenë nga qeveria, KEK-u nga ministria nuk janë përfunduar. Nuk është kryer as marrëveshja  e bërë me Shipitullën,  vendimet e qeverisë janë shkel por edhe të drejtat e banorëve. Ne kërkojmë që të nxirret një vendim njëherë e përgjithmonë, e jo të mbajë takime veç për formalitet.

Related Posts

You may also like

Erdogan priti në takim vajzat e Malcolm X

I ndodhur në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara