Një gyp i ujit të pijshëm ka pëlcitur gjatë ditë së sotme në fshatin Hajvali, përcjell KosovaPost.
Si pasojë e kësaj pa ujë të pijshëm kanë mbetur zonat Hajvali, Çagllavica, Veterniku, lagjja “Qëndresa” dhe lagjja ” Qershia”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
“Në moment që rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm, rekomandohet që krojet t’i leni hapur për pak minuta deri në kthjellim”, thuhet në fund të njoftimit.