Prodhuesi i “Barbie”, Mattel ka krijuar një kukull të shkencëtares që krijoi vaksinën e koronavirusit të Oksfordit, Prof Dame Sarah Gilbert.
Dame Sarah tha se i dukej krijimi “shumë i çuditshëm” në fillim, por ajo shpresonte se do të frymëzonte fëmijët.
“Dëshira ime është që kukulla ime t’u tregojë fëmijëve karriera për të cilat ata mund të mos jenë në dijeni, si një vaksinologe,” tha ajo, transmeton Klankosova.tv.
Barbie e saj është një nga gjashtë që nderon gratë që punojnë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.