Këto ditë është raportuar se do të ketë një duel spanjoll Barcelona – Atletico Madridit për shërbimet e mbrojtësit të Chelsea-t, César Azpilicueta, shkruan KosovaPost.
“The Guardian” kujton se bardhekuqtë interesohen për spanjollin për të zëvendësuar Kieran Trippier, i cili synon të të kthehet në Premier League.
Për mbrojtësin e krahut u interesua gjatë verës edhe Manchester United, por ende nuk ka ndonjë sinjalizim se drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë interes për 32-vjeçarin.
Nëse Chelsea nuk nxiton t’i rinovoj kontratën apo të shes në janar, do të humbas me parametër zero në fund të sezonit.