Barcelona hedh sytë sërish nga Willian, zbuloni ofertën

Barcelona hedh sytë sërish nga Willian, zbuloni ofertën

Barcelona ka shfaqur përsëri interesimin për brazilianin e Chelseat ku ata e kërkuan me ngulm jo më larg se para një viti.

Skuadra katalonase është gati që ta ofrojë Malcomin për ta marrë Willianin.

Malcom ka dështuar në pjesën e parë të sezonit  në “Camp Nou” dhe klubi është gati që ta shkëmbejë atë me Willianin, për të cilin kishte një interesim të madh gjatë afatit kalimtar të verës.

Barcelona bëri tri oferta për Willianin gjatë verës mirëpo pa sukses, dhe pastaj u kthye kah Malcom, të cilin e transferoi nga Bordeauxi.