Barcelona i bënë ofertën e dytë Willianit, kjo është shifra marramendëse

Barcelona i bënë ofertën e dytë Willianit, kjo është shifra marramendëse

Barcelona ka bërë ofertën e dytë, që besohet se është më e lartë se 53 milionë funte, për anësorin e Chelsea, Willian.

Sipas Sky Sports Neës, Chelsea kishte refuzuar ofertën e parë prej 50 milionë funte, me bisedat që janë duke vazhduar në mes të dy klubeve me përfaqësuesit e lojtarit.

Burimet e Sky kuptojnë që oferta e parë e Barcelonës ishte bërë për ta tërhequr Willianin në Camp Nou para më shumë se tre muajve.

Për këtë ofertë Sky Sports kishte raportuar në maj, e për brazilianin të interesuar janë edhe Manchester United, paraqitja e të cilit në Botëror mori kritika mesatare derisa Brazili u eliminua nga Belgjika në çerekfinale