Barcelona dhe Osman Dembele nesër do të zhvillojnë takimin e fundit në të cilin do të tentojnë të gjejnë një zgjidhje për të ardhmen e ekipit në “Camp Nou”, transmeton Kosova Post.
Gazetari Xavi Miguel raporton sot se Barcelona i ka vendosur një ultimatum Dembeles dhe ai duhet të vendosë në mbledhjen e nesërme – ose do të nënshkruajë një kontratë të re ose do të shitet në afatin kalimtar dimëror që filloi sot.
Drejtuesit e skuadrës katalanase nuk duan të mendojnë për ndëshkimin e Dembeles në mënyrë që ai të dërgohet në tribuna deri në fund të sezonit dhe ai dëshiron të fitojë diçka duke e shitur atë.
Mediat katalanase nuk kanë dyshime se Dembele nuk do ta pranojë ofertën e Barcelonës që është një pagë vjetore prej shtatë milionë euro plus tre milionë bonuse, ndërsa lojtari kërkon 15 milionë euro në sezon.
Miguel, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin Xavi Hernandez, tregon se kapiteni legjendar i Barcelonës është i zhgënjyer dhe i ofenduar sepse Dembele dhjetë ditë më parë tha se do të nënshkruante një kontratë të re.
Në bisedën e fundit me futbollistin, Xavi ka shpjeguar se tek ai ka parë një nga drejtuesit e skuadrës, gjë që fillimisht i ka pëlqyer Dembeles dhe më pas ka ndryshuar mendje.
Disa lojtarë të Premierligës po shfaqin interes për Dembelen dhe Newcastle është më i nxehtë për shërbimet e tij./KosovaPost/.