Barcelona kalon tutje në Kupën e Mbretit

Barcelona kalon tutje në Kupën e Mbretit

Barcelona ka fituar 4 me 1 ndaj Leonesas për të kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit.

Denis Suarez realizoi dy herë dhe nga një gol tjetër e shënuan El Haddadi e Malcolm për fitoren e lehtë të katalonasve. Te mysafirët shënoi Sene.

Barça kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve, 5 me 1.