Sulmuesi holandez Memphis Depay mund të vesh fanellën e Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm.
Sipas medieve spanjolle, Barcelona është duke e menduar që t’i ofrojë kontratë të re Depay-s, transmeton RTK.
Reprezentuesi holandez nuk ka treguar formë të mirë në sezonin e tij të parë tek ‘Blaugranat’ duke e vënë në dyshim të ardhmen e tij në ‘Camp Nou’.
Megjithatë, mësohet se trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez dëshiron që ta mbajë akoma në skuadër Depay-un.
Drejtuesit e katalonasve thuhet se janë duke përgatitur kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2023 për holandezin, i cili është duke u vëzhguar nga disa klube tjera evropiane.
Mirëpo, duket se Depay do të jetë pjesë e Barcelonës të paktën edhe një sezon.