Barcelona mbetet në krizë që pas disfatës në Champions League kundër Bajernit të Mynihut.
Klubi spanjoll barazoi për të dytën ndeshje me radhë në La Liga ndërsa kreu largohet gjithmonë e më shumë.
Skuadra u Koeman nuk mundi të shënojë përballë Cadiz, një prej skuadrave që lufton për mbijetëse, me këta të fundit që e mbrojtën portën e tyre deri në fund duke marrë një pikë të çmuar përballë katalanasve.
Me 9 pikë në 5 ndeshje, Barcelona pozicionohet në vendin e 7, por duhet të luaj edhe një takim të prapambetur.