Basha akuzon Ramën për tenderë, tregon si janë vjedhur paratë e shqiptarëve

Basha akuzon Ramën për tenderë, tregon si janë vjedhur paratë e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, ka publikuar sot një video për të treguar se si sipas tij janë vjedhur paratë e shqiptarëve përmes tenderave.

Lulzim Basha shkruan bashkangjitur videos “ja si vidhen dhe grabiten paratë dhe pasuritë publike nga Rama dhe oligarkët”.

Në material thuhet se në katër vite janë shpenzuar 2.7 miliardë euro tendera.

Ndërkohë, sipas pretendimit të opozitës, një në tre tendera është dhënë pa garë.

Basha thotë se 252 milion euro janë dhënë për klientët miq dhe familjarë të Edi Ramës.

“Me ligjin antimafja, askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë në korrupsion”, thuhet në fund të videos.