Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka ironizuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme për shtrenjtimin e rrymës.
Basha tha se ndonjëherë ka mbetur në lift dhe se nuk ka agregat, por sipas tij, këtë problem nuk e ka Haradinaj, pasi siç tha ai, i ka dy rezervë në shtëpi.
Tutje, ai tha se Kurti është hapur për ide kreative sa i përket krizës me rrymë, por sipas tij ‘nuk ka nga kush’, pasi tha: “Është si me lyp prej qorrit sy”.
“Duhet të bëhet pyetja sa është i sinqetë debati i sotëm, duhet të shikohet kush e ka thirrur. Kurti tha unë jam i mirëseardhur për ide kreative, është si me lyp prej qorrit sy. Po e them këtë pse nuk keni pauzuar mjaftueshëm për të pasur të drejtën morale të ankoheni për rrymën”.
“Pse PDK-ja i ka pri procesit të privatizimit të KEDS-it, unë e di që keni ankesa në shtrenjtim edhe keni ankesa të qytetarëve kur po iu plasin trafot, por ato trafo i ka në përgjegjësi KEDS-i që ju e keni privatizuar. Nuk është në dorën e shtetit. Unë si qytetar i Kosovë mbes në lift ndonjëherë se s’kam agregat, s’besoj që të njëjtin problem e ka Haradinaj, ai me dy agregata rezervë të shtëpia i ka”, tha Basha.